http://bbtcomputer.blogspot.com/

Saturday, November 19, 2016

Video tregon se si spyware qeveritar infekton një kompjuter


A keni menduar ndonjëherë se si me të vërtetë punon një spyware i qeverisë?

Një video 10 min. nga Motherboard  paraqet një kontraktues mbikqyres italian i quajtur RCS Lab demo, dhe bëhet fjale për një mjet i destinuar  për përdorim nga forcat e policisë dhe agjencive qeveritare.

Ajo gjithashtu tregon se policët kanë nevojë për shumë pak njohuri teknike për të vjedhur një sasi të madhe të frikshme informacioni nga një kompjuter i synuar.

Video tregon një produkt software të kompanisë Italiane RCS Labs i quajtur Mito3, e cila lejon punonjësin e RCS për të krijuar këtë lloj sulmi me lehtësi, thjesht duke aplikuar një rregull në parametrat e software.
Faqja e internetit RCS e përshkruan këtë produkt si "qendra e kontrollit"

Punonjësi i RCS mund të zgjedhi një website që dëshiron për ta përdorur si një bartës, të klikojë një drop-down menu dhe të zgjedhi «inject HTML» në një website. Kjo pastaj krijon një spyware popup që e detyron viktimën për të shkarkuar një version të përditësuar të Flash. Përtej kësaj, kompjuteri hack-ohet,  ndërsa një informacion i rremë duket se mbahet në ekran për të qetësuar përdoruesit. Pasi përdoruesi shkarkon informacionin e rremë, është infektuar me spyware.

"I gjithë ky proces instalimi në fakt është plotësisht i rreme." Thotë në video punonjësi i RCS Lab. "sepse në të vërtetë, në këtë pikë, tashmë është infektuar ."

Mito3 lejon përdoruesin të hack-ojë lehtë kompjuterin e viktimës, për të fituar qasje në ekran, mesazhet, thirrjet zanore, thirrje video, Aktivitetet e mediave sociale, chats, mikrofon, kamera, dhe madje edhe pozicioni GPS. Edhe ofron transkriptimin automatik të regjistrimeve, sipas Motherboard.

Ndiqni videon:

0 comments:

Post a Comment