http://bbtcomputer.blogspot.com/

Wednesday, February 1, 2017

Zbulohen imazhet e para të LG G6


Mund të kemi hyrë në fazën përfundimtare para Mobile World Congress, dhe rrjedhja e imazheve të smartphones sa vjen dhe shtohen. Viktima këtë herë është LG.

Pajisja nuk është në fazën finale të prodhimit, por nëpërmjet imazheve mund të kemi një shije për sa i përket pjesës para, pas dhe shasia në përgjithësi.

Siç mund ta shikoni, kemi një ndërtim unibody metalik, ndërsa kamera e pasme e dyfishtë  dhe fingerprint sensor konfirmojnë informacionin tashmë që shfaqet në modelin G6.

Në fund ka një USB Type-C port, mikrofon dhe box, ndërsa pjesa e përparme e ekranit zë pothuajse gjithë sipërfaqen.

Kujtojnë se informacionet bëjnë fjalë për ekran rreth 5.7' me rezolucion 2880x1440 dhe procesor Qualcomm Snapdragon 821 SoC.

0 comments:

Post a Comment