http://bbtcomputer.blogspot.com/

Monday, February 22, 2016

HP Elite X3 super smartphone me Windows 10



Prezantimi i HP, në Mobile World Congress 2016, ishte me të vërtetë mbresëlënës. Smartphone me Windows 10 i paraqitur nga kompania është një pajisje që nuk do të qëndrojë pa u vënë re.

Ajo quhet Elite x3, dhe ka një ekran 6'' Quad HD (2560 × 1440 pixsels), një procesor quad-core Snapdragon 820 në 2.15GHz, 4GB RAM dhe 64GB hapësirë magazinimi. Nëse hapësira në dispozicion nuk është e mjaftueshme, mbështet kartat microSD deri në 2TB.

Kamera e pasme është 16-megapixel, ndërsa kamera selfie është 8-megapixel.

Pajisja është e kalibruar me IP67, që do të thotë se ajo është e mbrojtur nga pluhuri dhe ujë në një thellësi prej 1 metër deri në 30 minuta.


Ekran i madh dhe procesori mundësohen nga një bateri 4,150mA super e madhe.


0 comments:

Post a Comment