http://bbtcomputer.blogspot.com/

Tuesday, October 13, 2015

Windows 10: Si te parandalojme monitorimin


Kemi bere te qarte ne disa poste qe Microsoft mbledh te dhenat personale te perdoruesve, konkretisht nuk e ben kete vetem per versionin e ri Windows 10, por edhe per WIndows 7, 8.1.

Ne kete post behet fjale per Windows 10, i shpallur tashme si nje ''zbulim'' i madh teknologjik, si sistemi operativ me i mire i lancuar ndonjehere.

Nuk eshte vetem Microsoft qe ben kete, kemi permendur disa here qe privatesia nuk egziston!

Mbledhja e te dhenave dhe monitorimi eshte fenomeni i kohes nga te gjithe ata qe mund dhe kane arsye per ta bere kete.

Nje shprehje e njohur thote:

       ''The mind has no firewall (mendja nuk ka mur mbrojtes)''

Keshtu, keto kompani ngulisin ne mendjet e njerezve shprehje te tilla si:

        ''Kjo është zgjedhja ime.
         Unë kam nevojë për atë''

Mos te harrojme dhe shprehjen e famshme te Steve Jobs, qe thote:

        ''Njerëzit nuk e dinë se çfarë duan, por ne u japim atyre atë që ata duan.''

Per ti arritur te gjitha keto, ata kane nevoje per dicka te rendesishme, qe nuk eshte gje tjeter perveç informacionit, te dhenat personale si:
''Cfare mendoni? Ku punoni?  Cfare familje keni? Ku i kaloni pushimet? Ku jetoni? Cfare paraqitje keni (pesha, gjatesia)? Sa ore gjume beni? Me ke bisedoni? A keni probleme shendetesore? Ne se po, cfare? Cilat jane pikpamjet politike? Cfare kerkoni ne internet? dhe cdo detaj qe ju nuk mund ta imagjinoni.

MICROSOFT: Monitorimi është diçka të drejtë

Kushtet e perdorimit te Windows 10, perbehen nga 45 faqe dhe nuk jane ne dispozicion ne te gjitha gjuhet. Se sa i lexojne keto kushte eshte e qarte, mund te themi qe vetem pak prej tyre.

Por, ne keto kushte ka nje paragraf qe thote se Microsoft mund te mbledhi te dhena per shume nga aktivitetet e perdoruesit te sistemit te ri operativ, Windows 10.

Si te ndalojme monitorimin 

Per te ndaluar monitorimin, zgjithjen e jep programi Open Source qe quhet Windows Tracking Disable Tool.
Programin mund ta shkarkoni falas ne faqen Github. Pas shkarkimit (zip) do ta beni unzip me winrar.
Klikoni mbi skedarin''run.exe'' dhe pastaj kliko me te djathten ''Run as Administrator''
Do te hapet nje skedar ku ju mund te beni ''tik'' te gjitha kutiat ose disa prej tyre.
Dhe se fundi do te klikoni butonin “Go Private!”.



Prisni deri sa te mbaroje dhe do te merni nje mesazh konfirmimi nese gjithcka shkoi mire


Shkarkoni ketu programin

0 comments:

Post a Comment