Me mijëra janë viktimat e sulmeve nga tre malware të reja gjatë periudhës së fundit sipas analizës së ESET, ndërsa humbjet janë shuma të pallogaritshme parash, numrat e kartës së kreditit dhe të dhëna personale.
Fillimisht, përdoruesit e Android duke luajtur lojra si Plants vs Zombies, Candy Crush ose Super Hero Adventure, u sulmuan nga Backdoor Trojan Android / Mapin.
Sipas një artikulli të detajuar në WeLiveSecurity.com, kjo malware merr kontrollin e pajisjes së viktimës duke e bërë atë pjesë e një botnet.
ESET paralajmëron se backdoor mund të zhvillohet më tej dhe këshillojnë përdoruesit e Android që të jenë të kujdesshëm me përditësime në Google Play ose me një aplikim të quajtur Manage Settings, sepse malware ka arritur të maskohet si një nga lojërat popullore të mëposhtme: Plants vs zombies, Plants vs Zombies 2, Subway suffers, Traffic Racer, Temple Run 2 Zombies, Super Hero Adventure, Candy Crush, Jewel Crush, Racing Rivals etj.
Po ashtu janë sulmuar dhe lojtarët PokerStars dhe Full Tilt Poker nga një program me qëllim të keq spyware, Odlanor.
Spyware i mundëson autorit të "vjedhi" gjatë lojrave online, si dhe, pasi instalohet merr snapshots nga kartat që mbajnë duart virtuale te viktimës, dhe ia dërgon atij, duke i dhënë një avantazh të padrejtë për të fituar.
E treta malware e analizuar nga ESET, me viktima, kryesisht nga SHBA, Gjermania, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Mbretëria e Bashkuar, ka të bëjë me bandën Carbanak, e cila sulmoi korporatat financiare me viktima bankat, kompanitë Forex dhe madje edhe një hotel-kazino amerikan.
Për të infektuar, ajo përdor disa familje të malware, si Win32 / Spy.Agent.ORM, Win32 / Wemosis, ose Win32 / Spy.Sekur, dhe shfrytëzon dobësitë CVE-2015-1770, apo zero-day exploit CVE-2015-2426 nga Microsoft Office.
Friday, October 9, 2015
Subscribe to:
Post Comments (Atom)








0 comments:
Post a Comment