Duhet te bejme te qarte se plotesisht te sigurte ne internet, jeni
vetem kur kompjuteri juaj eshte i fikur. Ne kete tutorial ne do te
citojme disa programe qe ndihmojne ne sigurine e kompjuterit tuaj si dhe
anonimitetin.
- ANTIVIRUS:
Antivirusi eshte shume i rendesishem per mbrojtjen e kompjuterit nga
viruset, trojan, malware, keyloggers, rootkit etj. Mund te perdorni
antiviruse me license kundrejt nje pagese ose antiviruse qe jane free
(pa pagese).
Pothuajse te gjitha kompanite e sigurise kane nje version antivirus
free. Por, kurre mos perdorni AV cracked qe gjenden me shumice ne google
dhe kryesisht ne faqet torrent. Mund te preferoni free AV Bitdefender, Avast, AVG, Avira
.
Duhet pasur parasysh qe antivirusi i instaluar ne kompjuter duhet bere
perditesimi Update dhe taktikisht skanimi per kerkimin e viruseve. Mos
instaloni me shume se nje antivirus ne sistemin tuaj operativ.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
- ANTIMALWARE:
Antimalware zbulon dhe eliminon malware duke perfshire spyware dhe
trojans. Ndalolon aksesin e paautorizuar ne te dhenat tuaja personale.
Skanon programet e instaluara ne kompjuter per malicious code.
Fshin programe potencialisht te padeshiruara (PuPS). Me pak fjale
garanton zbulimin superior, fshirje efikase duke e mbajtur te paster
sistemin tuaj operativ Windows.
Antimalware mund te funksionoje ne harmoni bashke me antivirusin. Ka disa antimalware qe mund ti shkarkoni free, si: Malwarebytes, Emisoft, SuperAntispyware, Spybot etj.
Ne ju rekomandojme te perdorni Malwarebytes per faktin se kompania
deklaroi para pak ditesh se te gjitha kodet pirate do ti ktheje ne
premium per 1 vit.
Keshtu ju keni mundesine te aktivizoni Malwarebytes Premium per 1 vit.
Per te interesuarit, ne disponojme kode aktivizimi.
Gjithashtu mund te perdorni dhe Malwarebytes Anti-Exploit per tu
mbrojtur nga sulme exploit ne shfletuenin tuaj, si: Mozilla Firefox,
Google Chrome, Opera etj.
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
- FIREWALL
Firewall ose me thjeshte ''muri mbrojtes'' i Windows.
Nje Firewall personal eshte nje mjet thelbesor i sigurise ne internet.
Firewall monitoron te gjithe trafikun e rrjetit dhe parandalon qasje te
paautorizuar. Parandalon dhe neutralizon programe trojan horse (kali i
trojes).
Ne ju sygjerojme te perdorni Comodo Firewall per faktin se eshte free
dhe me i miri. Comodo Firewall ka te pro-instaluar dhe Sandbox
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
- CLEANER
Per pastrimin e kompjuterit tuaj, ne ju rekomandojme 2 programe free, qe jane: CCleaner dhe Bleachbit.
Keto programe pastrojne sistemim tuaj operativ si dhe shfletuesit (browser) nga:
Cache
Cookies
Temporary files
Search History
URL History
Session
Vacuum
Memory Dump
Sigurisht qe CCleaner permban shume opsione te avancuara, si:
Unistaller, Disk Analizer, Drive Wiper Registry Cleaner etj. Eshte i
domosdoshem nje pastrim ne dite me CCleaner.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
- SHFLETUESI ''BROWSER''
Persa u perket shfletuesve, ne rekomandojme Firefox, por, si motor
kryesor kerkimi te perdorni DuckDuckGo. Hapni Firefox dhe kerkoni ne
Google DuckDuckGo dhe vendosni ate si motorin kryesor te kerkimit.
DuckDuckGo pasi te mbyllni shfletuesin tuaj fshin te gjitha gjurmet qe ju keni lene gjate kerkimit.
Gjithashtu mund te perdorni dhe shfletuesin TOR Browser qe garanton anonimitet duke ndryshuar IP-ne tuaj.
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
- VIRTUAL PRIVATE NETWORK (VPN)
Se cfare eshte dhe si funksionon VPN, ne .e kemi shpjeguar ketu xhoni.webnode.com/products/cfare-eshte-dhe-si-funksionon-vpn-/
Ka shume VPN qe garantojne anonimitet te plote ne internet, por shumica
e tyre jane me pagese. Por, per ne qe nuk deshirojme te paguajme per
asgje ne internet, na vjen ne ndihme CyberGhost.
CyberGhost disponon dy versione: Premium dhe Free, ne do te zgjedhim
versionin free. Programi eshte shume i thjeshte ne perdorim, eshte i
nevojshem vetem nje click per te ndryshuar IP-ne tone per te qene
plotesisht anonim ne internet.
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Rekomandojme gjithashtu qe te beni rregullisht perditesimet Windows Update.
0 comments:
Post a Comment