Një
aplikacion i ri iu mundëson të gjeni datën dhe kohën e saktë kur një
person ka vendosur që t’ju largojë nga lista e miqve të tij në Facebook.
Aplikacioni falas në iOS dhe Android quhet “Who Deleted Me on Facebook”.
Aplikacioni
i krijuar nga Anthony Kuske tregon edhe cilat llogari të miqve të
Facebookut janë joaktive dhe kush është online. Për ta përdorur këtë
aplikacion, përdoruesit duhet të kyçen përmes llogarisë së Facebookut.
“Who
Deleted Me on Facebook” më pas i rendit miqtë tuaj, duke përfshirë
listat që i ndajnë “Miqtë e fshirë nga ju”, “Kush ju ka bërë Unfriend”,
“Miqtë e ri” dhe “Joaktivë”. Nëse klikoni në emrin e një personi atëherë
do të hapet profili i tij i Facebookut brendapërbrenda aplikacionit
0 comments:
Post a Comment