Postimi
juaj i fundit në Facebook, për të cilin keni punuar shumë, keni marrë
këshilla të zgjuara për të qenë sa më argëtues, nuk ka marrë shumë
pëlqime? Epo mirë, faji nuk mund të jetë i përmbajtjes, por kohën kur e
keni hedhur, – thotë një studim.
Pra,
ju e keni postuar statusin tuaj në një kohë të gabuar. Kur është koha
më e mirë për të postuar në Facebook? Gjatë javës, gjatë orëve të punës,
dhe më pas mes orës 19.00-20.00, – sugjeron studimi i raportuar nga
Bustle.com.
Në fundjavë ka një rënie të madhe të reagimeve. Prandaj, nëse doni të postoni diçka të premten në darkë, lëreni më mirë ta postoni të hënën pasdite.
Në fundjavë ka një rënie të madhe të reagimeve. Prandaj, nëse doni të postoni diçka të premten në darkë, lëreni më mirë ta postoni të hënën pasdite.
“Mundësia
që një audiencë anëtarësh të reagojë lidhur me mesazhin varet nga disa
faktorë, siç janë modelet e përditshme të sjelljes, vendi ku ndodhesh,
koha, dhe volumi i mesazheve të tjerë që konkurrojnë me vëmendjen ndaj
mesazhit tuaj”, thotë një studiues i Lithium Technologies në San
Francisco, i cili ka udhëhequr hulumtimin.
Qytetet
amerikane të San Franciscos dhe Nju Jorkut shfaqin forma të ngjashme,
ku reagimi arrin kulmin gjatë orëve të punës, – thotë studimi.
Ndërsa për Parisin, kulmi i reagimeve vjen në pjesën e dytë të orëve të punës, dhe për Londrën, në fund të orarit.
“Kjo
është e rëndësishme për bizneset, të cilët përpiqen të lidhen me
konsumatorët në zona të ndryshme, apo nëse përdoruesit e rrjetit tuaj
social jetojnë në gjysmën tjetër të globit”, thonë studiuesit.
Nëse
këkoni një kënaqësi të menjëhershme, Twitter është ndoshta mënyra e
duhur. Studimi thotë se ka një numër më të madh përdoruesish të këtij
rrjeti, duke dyfishuar shanset për një përgjigje, dhe koha e reagimit
është më e shpejtë, krahasuar me Facebook.








0 comments:
Post a Comment