Windows XP ishte nje nga sistemet operative me te sukseshme ne
historine e Microsoft qe ne te gjithe e kemi dashuruar. Me 8 prill u
bene perditesimet e fundit (update) te sigurise per Windows XP, duke
drejtuar perdoruesit te instalojne sisteme operative te reja, me moderne
dhe me te sigurta.
Problemi i pare ka te beje me zgjedhjen e versionit te ri te
Windows-it, pasi Windows 8 dhe 8.1 nuk jane te pershtatshme me
kompjuterat qe perdornin XP.Zgjidhja me e mire per PC e vjeter eshte te instalohet Windows 7, madje dhe Microsoft e perkrah kete pikpamje me nje tutorial online per tranzicion të lehte.
Gjithashtu, PCmover Express Tool per windows XP e Laplink, transferimi i skedave dhe i cilesimeve nga XP ne nje sistem operativ te ri, behet pa probleme.
Sigurisht, per ju qe deshironi te qendroni ne Windows XP, dicka qe ne nuk e rekomandojme, po japim disa keshilla te sigurise baze:
Se pari, duhet te keni nje program te besueshem te sigurise, antivirus qe do te vazhdoje te funksionoje rregullisht ne sistemin operativ Windows XP dhe te beje update rregullisht.
E njejta gje vlen dhe per Internet Broswer qe keni ndermend te perdorni, dhe ne pergjithesi te gjitha third-party software ne PC tuaj. C'instaloni te gjitha programet qe nuk i perdorni dhe përpiquni për të punuar vetëm me ata që janë më pak të ekspozuar ndaj rreziqeve online dhe sulmeve .
Se fundi, router-i qe jeni duke perdorur, qofte wireless apo kabllor, duhet te keni nje firewall te konfiguruar si duhet. Dhe mos harroni te shmangni lidhjen me rrjete te panjohura dhe publik Wi-Fi








0 comments:
Post a Comment